24.8 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Çfarë fsheh vizita e Ramës në Çarshi të Shkupit? Pa kryetarin, me opozitën!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shkup, bëri një shëtitje në Çarshinë e Vjetër, një nga zonat më emblematike shqiptare të qytetit, informon POPULLI.mk

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte fakti se Rama nuk doli për ta vizituar Çarshinë me kryetarin aktual të Çairit, Visar Ganiu, por me anëtarë të BDI-së, parti që aktualisht gjendet në opozitë.

Thonë se më mirë se i zoti i shtëpisë, askush nuk mund të ta sqarojë gjendjen. Por këtë radhë, Rama preferoi ta dëgjonte “gjendjen” nga ata që synojnë ta marrin Çairin, e jo nga ai që po e drejton. Ndryshe nga Tirana, ku kryetari i Bashkisë është i burgosur, Çairi e ka kryetarin në detyrë, por mesa duket, ai nuk ishte pjesë e axhendës së kryeministrit shqiptar.

Kjo vizitë u interpretua si një sinjal i hapur mbështetjeje për Bujar Osmanin, figurë kryesore e BDI-së, i cili me shumë gjasë do të jetë kandidati i ardhshëm i kësaj partie për komunën e Çairit / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit