12.8 C
Skopje
E enjte, 14 Maj, 2026

Gjendet e vdekur gruaja shkupjane e cila u raportua e zhdukur

Ishte raportuar si e zhdukur, gruaja nga Shkupi gjendet e vdekur

MPB njofton se një grua e cila ishte raportuar si e zhdujur, mëngjesin e sotëm është gjetur e vdekur në Pintija të Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.

“Sot (06.01.2023) në ora 10.03 në SPB-Shkup është raportuar se Z.L.(68) nga Shkupi është gjetur e vdekur mbi manastirin “Shën Jeremia” në fshatin Pintija – Shkup, e cila ishte raportuar si e zhdukur me datë 31.12.2022. Një ekip i ndihmës mjekësore emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Të fundit