5.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kurti: “Samiti i Shkupit”, Falënderime Maqedonisë së Veriut për pritjen dhe mikpritjen

Në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, bëmë një vlerësim të progresit të vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Si në darkën e mbrëmshme ashtu edhe në panelin e liderëve, rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se kërkesat e barabarta për reforma duhet të shoqërohen me qasje të barabartë dhe financim të drejtë.
Prej takimit të fundit në Kotor të Malit të Zi, kemi shënuar përparim në disa fusha, përfshirë këtu zhbllokimin e CEFTA-s dhe kryesimin e saj, si dhe kemi identifikuar sektorë strategjikë për investime në kuadër të nismës së re të BE-së “Autostrada e Tregut të Vetëm” – konkretisht në sektorin e Teknologjisë, atë të mbrojtjes dhe në bujqësi dhe përpunim të ushqimit.
Gjatë fjalës sime, theksova se siguria është parakusht për zhvillim dhe se rajoni ynë nuk është i izoluar nga peizazhi gjeopolitik global. Andaj, e mirëpresim veprimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore. Bota është padyshim më e sigurt pa armë bërthamore në duart e regjimeve autoritare. Sikurse e mirëpresim zotimin unanim të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor. Një Evropë më e fortë është një Evropë që mund të mbrojë veten.
Falënderoj nikoqirin e samitit për mikpritjen dhe e përgëzoj për organizimin e suksesshëm. Falënderoj gjithashtu zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti për pritjen në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë, një nga dy pikat e tilla të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dhe për shoqërimin e tij.

Të ngjajshme

Të fundit