Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë në raund të ri të takimeve me liderët e partive opozitare.
Ajo sot ndaras do të takojë Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
Shefja e shtetit ditën do ta nis me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Gazeta ka mësuar se të parin e VV-së presidentja Osmani do ta pret në ora 10:00.
Takimi i dytë më radhë është ai me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Ky takim do të mbahet në ora 13:30.
Më pas, në ora 14:45, Osmani pret në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa, takimin e fundit për ditën e sotme ajo do ta mbajë më liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Osmani të parin e AAK-së e pret në ora 16:00.
Presidentja Osmani nesër do të takojë edhe kryetarët e partive nga komunitet joshumicë.
Burimi/Nacionale/
