20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Hamasit i kërkohet dorëzimi i arm*ve si pjesë e marrëveshjes për arm*pushim

Sipas një raporti, udhëheqësve të lartë të Hamasit me seli në Doha u është kërkuar të dorëzojnë armët si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Raporti vjen pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha të mërkurën se Izraeli ka pranuar kushtet e armëpushimit të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.

Grupi terrorist Hamas po zhvillon diskutime për një marrëveshje që synon t’i japë fund agresioneve, tërheqjen e forcave ushtarake dhe sigurimin e ndihmave për popullin e Gazës, raporton The Times.

Sipas gazetës, urdhëri për dorëzimin e armëve i është dhënë udhëheqësve më të lartë jashtë Gazës, përfshirë negociatorin kryesor Khalil al-Hayya dhe figura të tjera kyçe si anëtari i byrosë politike të Hamasit, Zaher Jabareen, një nga themeluesit e krahut ushtarak të grupit në Bregun Perëndimor.

 

 

Burimi / Syri.net

Të ngjajshme

Të fundit