34.8 C
Skopje
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

(VIDEO) Macron në siklet, bashkëshortja e injoron përsëri!

Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi është injoruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ndërsa ai ia ofroi dorën si ndihmë për të zbritur nga shkallët e një aeroplani, pasi arritjes në Britani për vizitën e tyre treditore shtetërore.

Macron është pritur nga Princi dhe Princesha e Uellsit pasi zbriti nga aeroplani para Zonjës së Parë, në RAF Northolt në Londrën Perëndimore.

Ndërsa gruaja e tij zbriste shkallët drejt familjes mbretërore në pritje, të cilët po përshëndetnin çiftin në emër të Mbretit Charles III, Presidenti Macron ia zgjati dorën

Por zonja Macron duket se e injoroi atë, duke u mbajtur në anësoret ndërsa ecte poshtë e duke e lënë atë të lëshonte dorën në mënyrë të çuditshme.

Minuta më vonë, Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga baza, dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me Brigitte e cila është parë me telefonin të cilin e nxori nga çanta.Ky injorim vjen disa javë pasi Brigitte është kapur duke e goditur burrin e saj përpara se të zbrisnin nga aeroplani në Vietnam.

Megjithatë, presidenti francez mohoi se ishte goditje, duke thënë se ishte “lojë”.

https://x.com/i/status/1942538588622651444

Të ngjajshme

Të fundit