-0.2 C
Skopje
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

PSG shpartallon Real Madridin dhe siguron finalen e Botërorit për Klube

Paris Saint-Germain ka dhuruar një paraqitje spektakolare në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat të thellë 4:0, informon POPULLI.mk. 

Golat për parisienët i shënuan Ousmane Dembele, Fabian Ruiz (dy herë) dhe Goncalo Ramos, i cili vulosi fitoren me golin e katërt në minutat e fundit të takimit.

Real Madridi u paraqit shumë dobët gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk arriti të krijojë rrezik serioz për portën e PSG-së.

Në finale, PSG do të përballet me Chelsea-n, duke premtuar një tjetër duel të madh për trofeun e kampionit të botës për klube. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit