4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

KQZ publikon raportin / Si u ndanë shpenzimet e subjekteve politike në tremujorin e dytë të 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje për tre muaj ka shpenzuar rreth gjysmë milionë euro.

Partia e dytë më e madhe, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë euro, në tremujorin e përmendur.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë euro nga prilli deri në qershor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën prill-qershor, ka shpenzuar më pak se subjektet e tjera politike, pra 54 mijë euro.

Të ngjajshme

Të fundit