1.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

SHBA paralajmëron Moskën / 12 ditë afat për paqe, ndryshe pasojnë masa të reja

Presidenti amerikan Donald Tramp sot e përforcoi presionin mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se po i jep Moskës një afat të ri prej 10-12 ditësh për të arritur përparim.

Trampi, i cili është për vizitë në Skoci, sot paraprakisht deklaroi se do të shkurtojë afatin 50-ditor që ka vendosur për shkak të frustrimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Trampi e vendosi afatin 50-ditor në fillim të këtij muaji. Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Putinit për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë në janar, Tramp, i cili e paraqet veten si paqebërës, premtoi t’i jepte fund konfliktit trevjeçar brenda 24 orëve.

Trampi është kërcënuar me sanksione të reja kundër Rusisë dhe vendeve që blejnë produktet e saj nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fillim të shtatorit.

Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu pakënaqësi nga sjellja e pesidentit ukrainas Volodimir Zelebski dhe jo gjithmonë i ka mbështetur deklaratat e tij të ashpra për Putinin me veprime, duke përmendur atë që ai e quan marrëdhënien e mirë që të dy kanë pasur në të kaluarën.

“Shumë herë menduam se e kemi zgjidhur këtë, dhe pastaj Presidenti Putin fillon të qëllojë me raketa në një qytet si Kievi dhe vret shumë njerëz në një shtëpi të pleqëve ose diçka të tillë”, tha Tramp. “Dhe unë them se kjo nuk është mënyra e duhur”, tha ai

Të ngjajshme

Të fundit