5.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

SPAK finalizon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe nënën e saj

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka finalizuar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00 Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime. Për rrjedhojë, njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë.

Ndërkohë, sot pas mesditës pritet që Monika Kryemadhi dhe nëna e saj të njihen me vendimin për mbylljen e hetimeve. Ky hetim i SPAK ka qenë pjesë e një hetimi të gjerë mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.

 

 

 

(Balkanweb)

Të ngjajshme

Të fundit