5.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Kosova ndan 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në procesin gjyqësor që zhvillon Gjykata Speciale në Hagë.

Më konkretisht, Gjykata i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë.

Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.

Shpenzimet për ekipet mbrojtëse të të pandehurve i kryen kryesisht shteti i Kosovës.

Të ngjajshme

Të fundit