Muhamed Elmazi, aktualisht drejtor në NOMAGAS nga radhët e VLEN-it, do të jetë kandidat për komunën e Sarajit, informon POPULLI.mk.
Mes disa emrave që perfliteshin brenda VLEN-it, më shumë përkrahje ka marrë Elmazi si kandidat kryesor në Saraj.
Elmazi njihet për punën e tij të madhe në terren në zgjedhjet e kaluara ku mori shumë përkrahje nga banorët e kësaj komune.
Njihet edhe për thjeshtësinë e tij si dhe për komunikimin e drejtpërdrejtë me të gjithë aktivistët e VLEN-it dhe jo vetëm. VLEN nëpërmjet Elmazit do të provojë ta fitojë këtë komunë duke pasur parasysh kundërshtarin e tij Blerant Ramadani si dhe një pjesë bukur të mirë të aktivistëve të BDI të udhëhequr nga Blerim Bexheti. / © POPULLI.mk
