Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka zhvilluar një mbledhje në mbrëmjen e sotme, ku është marrë vendimi që Blerim Osmani të udhëheqë shtabin zgjedhor të partisë për zgjedhjet lokale në këtë qytet.
Ky emërim vjen në kuadër të përgatitjeve të BDI-së për zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në muajin shtator, ndërsa partia po intensifikon organizimin në terren në prag të fushatës.




