8.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

RMV mbetet në baltën e urrejtjes! Kosova feston, Shqipëria ecën drejt Europës!

Ndërsa Shqipëria është me një këmbë në Europë dhe në Kosovë mbahet festivali me përmasa ndërkombëtare “Sunny Hill”, në Maqedoninë e Veriut ende brohoritet “Dhoma gazi për shqiptarët”, shkruan POPULLI.mk


Një turp i gjallë që u dëgjua në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, ku korre raciste, thirrje fashiste dhe urrejtje e pastër etnike u shfaqën pa asnjë pengesë.

Ajo që është edhe më shqetësuese, të pranishëm në këtë ngjarje ishin vetë krerët e shtetit, kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Asnjëri prej tyre nuk reagoi! Asnjëri nuk u distancua nga korret raciste! Heshtja e tyre është bashkëfajësi.

Në vitin 2025, huliganë mendjelehtë dhe të pagdhendur ende shprehin nostalgji për dhomat e gazit dhe ëndërrojnë zhdukjen e shqiptarëve, një retorikë që ka nxitur luftëra dhe ka sjellë tragjedi në këtë rajon.

“Le ta dëgjojnë qartë dhe njëherë e mirë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni! Shteti nuk mund të ecë përpara mbi urrejtjen, përjashtimin dhe provokimet raciste. Maqedonia e Veriut ose do të jetë shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, ose nuk do të ketë stabilitet as për shumicën maqedonase”, janë shprehur qytetarë të shumtë në rrjete sociale nëpërmjet reagimeve të tyre këto ditë!

Ndërkohë që fqinjët përparojnë, Maqedonia e Veriut rrezikon të ngelet peng e urrejtjes dhe e një nacionalizmi të verbër që shkatërron çdo shpresë për integrim europian.

Koha për reagim është tani. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit