25.9 C
Skopje
E enjte, 6 Gusht, 2026

Ndryshime të reja në çmimet e karburanteve, shtrenjtohen benzinat ndërsa lirohet dizeli

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Sipas vendimit të fundit:

  • EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denar, duke arritur në 75 denarë për litër

  • EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet për 1 denar, dhe do të shitet me 77 denarë për litër

  • EURODIZEL (D-E V) lirohet për 1 denar, duke zbritur në 69,5 denarë për litër

  • Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) gjithashtu ulet për 1 denar, në 69,5 denarë për litër

Ndërkohë, rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS, me 0,533 denarë për kilogram, duke e çuar çmimin në 39,945 denarë/kg.

Sipas KRRE-së, kjo lëvizje çmimesh përfaqëson një rritje mesatare prej 0,24% në krahasim me vendimin e datës 28 korrik 2025.