29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Osmani me mesazh para ndeshjes Shkëndija – Qarabag: “Le të shkëlqej loja, jo urrejtja!”

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Shkëndijës, Bujar Osmani ka dhënë një mesazh të fuqishëm që fton për sportivitet, dashuri ndaj klubit dhe largim nga gjuha e urrejtjes, informon POPULLI.mk

“Shkëndija në fushë – zemra në tribunë!”, shkruan Osmani, duke theksuar se sonte duhen dy fitore: një në fushë me pasion për fanellën, dhe një në tribuna me dashuri për klubin – pa urrejtje për askënd tjetër.

“Le të shkëlqej loja, jo urrejtja”, është mesazhi përmbyllës që synon të nxisë atmosferë pozitive dhe sportive në mbështetje të ekipit kuqezi.

Ky apel vjen në një kohë kur loja e ndershme dhe respekti mes tifozëve janë më të rëndësishme se kurrë.

© POPULLI.mk