Një shtetase 75-vjeçare nga Maqedonia e Veriut u nxor nga uji dje pasdite pa shenja jete në një plazh e afër Halkidikit. Siç raportoi MIA, gruas iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës ajo u transferua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur, transmeton Portalb.mk.
Roja Bregdetare Greke njoftoi se Administrata Bregdetare e Nea Moudanias u informua se një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut) u nxor pa shenja jete nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës.
Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë, dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur. Si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua të kryhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.
Sipas informacioneve të MIA-s, ky është rasti i katërt i mbytjes së një shtetaseje nga Maqedonia në plazhet greke këtë sezon.
Në dy muajt e fundit, një djalë 20-vjeçar në Halkidi, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 80-vjeçar pranë Kavalës humbën jetën poashtu në rrethana të ngjashme.