35.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Arben Fetai akuzon funksionarin e BDI-së për shpifje dhe manipulim: “Shihemi në gjykatë!”

Më është dërguar një postim i funksionarit të BDI-së, Qamil Kovaçi, i cili ka shpërndarë një deklaratë të rreme, duke keqpërdorur fotografinë time dhe logon e VLEN-it për të manipuluar opinionin publik.

Kjo është një shpifje e ulët dhe një sulm ndaj dinjitetit tim personal. Kur një i vetëquajtur “profesor,” i paguar nga taksat tona, bie në këtë nivel rrugaçërie, kjo tregon jo vetëm dështimin e tij personal, por edhe gjendjen e mjerueshme të sistemit që BDI-ja e ka instaluar për dy dekada me radhë.

Qamili, sipas informacioneve në media, është përmendur për skandale dhe sjellje të papranueshme gjatë kohës kur drejtonte Spitalin Psikiatrik të Bardovcës. Tani, siç duket nga veprimet e tij, ai është i shqetësuar se do t’i ndalen abuzimet me bekatonka dhe interesat personale që partia ia ka mbrojtur me vite.

Si Zëvendëskryeministër dhe qytetar i Maqedonisë së Veriut, unë nuk do të lejoj që shpifja, gjuha e urrejtjes dhe mashtrimi të bëhen normë në shoqërinë tonë. Për këtë arsye, unë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur nderin tim dhe për të vendosur një standard ku manipulimet dhe sulmet e ulëta ndëshkohen sipas ligjit.

Qamil Kovaçi, ti dhe çdo kush tjetër që zgjedh rrugën e shpifjes, do të përballeni me pasojat. Shihemi në gjykatë!

*Shkruan zevendeskryeministri Arben Fetai, ne statusin e publikuar ne facebook

Të ngjajshme

Të fundit