14.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Zelensky siguron përkrahjen e BE-së dhe NATO-s para samitit Putin–Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka fituar përkrahjen diplomatike nga Europa dhe aleanca e NATO-s të dielën, më 10.08.2025, para samitit të kësaj jave ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku Kievi druan se presidenti Vladimir Putin dhe homologu Donald Trump mund të mundohen të diktojnë kushtet për t’i dhënë fund luftës që tashmë ka bërë tre vjet e gjysmë, shkruan Reuters.

Trump, i cili ka disa javë me radhë qëkur ka nisur të kërcënohet me sanksione Rusinë për dështimin për ta ndalur luftën, ka bërë të ditur të premten se do ta takojë më 15.08.2025 Putinin në Alaskë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Trump është i hapur për pjesëmarrjen e Zelenskyt, porse përgatitjet po zhvillohen vetëm për takim dypalësh.

Ndërkohë të dielën, sulmet ajrore ruse kanë lënë të vdekur së paku dy persona në rajonin ukrainas të Zaporizhias, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Zelensky duke komentuar sulmet, ka thënë se “kjo është arsyeja pse janë të nevojshme sanksionet, pse presioni është i nevojshëm”.

Kremlini gjatë javës së kaluar ka përjashtuar mundësinë që në samit të jetë i pranishëm edhe Zelensky, duke shtuar se kushtet për një takim të ngjashëm janë “fatkeqësisht ende janë larg” së realizuari.

Trump ka thënë se ujdia do të përfshinte një shkëmbim të mundshëm “të disa territoreve për të mkirën e të dy palëve”, duke futur frikë në mesin e ukrainasve se mund të përballen me presion që të dorëzojnë territor.

Zelensky ka thënë se asnjë marrëveshje nuk mund të jetë funksionale pa pajtimin e Ukrainës. Kievi ka marrë përkrahjen e Komisionit Europian dhe fuqive europiane për përfaqësim.

“SHBA-ja ka fuqinë që ta detyrojë Rusinë që negociojë seriozisht”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Çdo marrëveshje ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, për shkak se është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe e mbarë Europës”.

BE-ja sot mbledh ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare që të diskutohen hapat e ardhshëm ndaj luftës në Ukrainë.

Të ngjajshme

Të fundit