Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka njoftuar se më 13 gusht 2025, në ora 18:00, në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, do të mbahet Akademia Solemne me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, informon POPULLI.mk
Organizatorët theksojnë se kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë për kujtimin dhe vlerësimin e marrëveshjes që shënoi një moment historik në vend.
“Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur”, thuhet në njoftimin e BAKI-t. / © POPULLI.mk




