Halk Bank ka dhuruar 146 shtëpiza kompjuterike dhe 142 monitorë për Postën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim përmirësimin e proceseve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Donacioni u dorëzua sot në Qendrën Kryesore për Komunikacion Postar “Shkupi 2” drejtorit të përgjithshëm të Postës, Orhan Kurtishi, nga drejtori ekzekutiv i Halk Bank, Muhamed Haxhipazi.
Në ceremoni morën pjesë edhe zëvendësdrejtori gjeneral i Postës, Nikollço Ugrinov, drejtori i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Postë, Dejan Nikolovski, si dhe drejtori i Sektorit të Sistemeve të Informacionit në Halk Bank, Dejan Petkoski.
Sipas Kurtishit, ky investim do të ndihmojë në modernizimin e infrastrukturës teknologjike të Postës në të gjithë vendin, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët. Ai falënderoi Halk Bank për mbështetjen, duke theksuar se prioritet mbetet kënaqësia e përdoruesve të shërbimeve postare.