-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

SHBA dyfishon shpërblimin për kapjen e Maduros, Caracas përgjigjet me mobilizim ushtarak

Presidenti i Venuezuelës, Nicolas Maduro njoftoi vendosjen e 4.5 milionë ushtarëve të Gardës Kombëtare në të gjithë Venezuelën në përgjigje të dyfishimit të shpërblimit të ofruar nga agjencitë amerikane për kapjen e tij nga SHBA-të.

Maduro njoftoi të hënën se këtë javë, do të aktivizojë një plan të posaçëm i cili parashikon vendosjen e më shumë se 4.5 milionë rojeve kombëtare për të garantuar mbulimin e të gjithë territorit kombëtar.

Sipas tij ushtarët janë të përgatitur, aktivë dhe të armatosur. Garda Kombëtare e Venezuelës u themelua nga ish-presidenti, Hugo Chavez.

Sipas burimeve zyrtare, Garda Kombëtare ka rreth 5 milionë anëtarë, si civilë ashtu edhe rezervistë, dhe raporton te shtabi i përgjithshëm. Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Uashingtoni njoftoi se po dyfishonte shpërblimin që ofronte për kapjen e tij në 50 milionë dollarë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi javën e kaluar vendosjen e forcave detare dhe ajrore amerikane në Karaibe si pjesë e një operacioni për të luftuar trafikun e drogës, menjëherë pasi administrata e Donald Trump dyfishoi shpërblimin e ofruar për Maduro, të cilin e akuzon si “kreun” e një kartelit Karakasi.

 

 

 

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit