23.7 C
Skopje
E premte, 19 Qershor, 2026

Elmazi nga VLEN premton përmirësim të ujit, kanalizimit dhe transportit publik në Saraj

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e VLEN, Muhamed Elmazi, gjatë takimeve me banorët e Sfillares së Epërme, u angazhua për zgjidhjen e problemeve elementare që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, informon POPULLI.mk

Banorët ngritën çështje të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, si dhe mungesën e transportit publik, një problem që Elmazi premton ta trajtojë menjëherë nëse zgjidhet kryetar.

“Elmazi theksoi se këto nevoja elementare nuk guxojnë të jenë peng i politikave ditore dhe duhet të adresohen pa vonesë, për të përmirësuar jetën e komunitetit,” thuhet në deklaratën e tij.

Kandidati i VLEN-it synon që përmes projekteve konkrete dhe përfshirjes së qytetarëve, të sigurojë shërbime cilësore dhe qasje më të lehtë në nevojat bazike të banorëve të Sarajit. / © POPULLI.mk