19.8 C
Skopje
E enjte, 13 Gusht, 2026

Mexhiti: Likova bëhet qendra e fitores së VLEN-it

Sot në Sllupçan, me një tubim entuziast e frymë fitoreje dhe mbështetje të fuqishme nga aktivistët e qytetarët, u bë hapja e shtabit të VLEN, në Komunën e Likovës dhe u promovua kandidati për kryetar të Komunës, Nexhmedin Sadiku. Me frymë bashkimi dhe respekti, shef i shtabit u zgjodh Bekim Afuzi, i cili do të udhëheqë me përkushtim dhe përgjegjësi, këtë fushatë në Likovë.

VLEN po rritet çdo ditë, sepse bashkë po ndërtojmë një rrugë të re për qytetarët tanë. Rrugë shprese, llogaridhënieje dhe zhvillimi.
Likova ka dhënë gjithmonë shembuj të fuqisë së bashkimit dhe kësaj radhe do të jetë qendra e fitores sonë të madhe.

Me VLEN, fitorja është e qytetarëve!