Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Teksa publikon pamjet nga punimet në terren, kreu i qeverisë u është përgjigjith edhe kritikëve për mënyrën se si po zhvillohet ky aksion.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”,-shkruan Rama.
Burimi/Opinion.al