23.8 C
Skopje
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Arben Fetai në krye të “Zërit të Arbnit”, VLEN-i bëhet me 5 parti

POPULLI.mk ka mësuar se pas pak ditësh, Lëvizja Arbëria pritet t’i bashkohet koalicionit VLEN, duke u bërë pjesë e tij zyrtarisht.

Pas këtij hapi, sipas të njëjtave burime, kjo lëvizje do të ristrukturohet dhe mund të marrë emrin e ri “Lëvizja e Arbnit” ose “Zëri i Arbnit”.

Kryetar i saj pritet të emërohet Arben Fetai, aktualisht zv.kryeministër në Qeveri, i cili do të marrë drejtimin politik të subjektit të ri.

Ndërkohë, sipas disa informacioneve jozyrtare, Bekim Fazliu mund të emërohet ministër pas zgjedhjeve lokale, në rast se përllogaritjet politike shkojnë në favor të këtij zhvillimi.

Në këtë mënyrë, koalicioni VLEN do të përfshinte pesë parti politike:

  • BESA

  • AlternAtivA

  • LD

  • Vetëvendosje

  • Lëvizja e Arbnit

Ky konfigurim do të sillte një përqendrim të ri forcash brenda partive shqiptare qeveritare në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë VLEN-in një bllok edhe më të gjerë në skenën politike. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit