Me një mikpritje të ngrohtë dhe atmosferë entuziaste, banorët e lagjes Gazibabë dëshmuan mbështetjen e tyre për rrugën e ndryshimit.
Hapja e Shtabit të AKI-së në këtë lagje u shndërrua në një manifestim të unitetit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë.
Në këtë tubim, u theksua se Gazibaba di të bëjë dallimin dhe të zgjedhë drejtimin e duhur, duke e parë në AKI-në forcën që i prin ndryshimit.
Mesazhi i përcjellë ishte i qartë: bashkë, me vizion dhe vendosmëri, do t’i prijmë fitores së radhës për të ardhmen e qytetarëve tanë.