2.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Polic i dyshuar për keqpërdorim të detyrës, ndalohet për 48 orë në Mitrovicë

Një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale) në Mitrovicë është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare..

Përmes një njoftimi nga IPK thuhet se të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari. IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Të fundit