27.8 C
Skopje
E hënë, 8 Shtator, 2025

Kandidati i VLEN vlerëson lartë ish-kryetarin Ridvan Ibrahimi

Kandidati i VLEN-it për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka vlerësuar punën e kryetarit të deritanishëm të komunës Ridvan Ibrahimi. Në një postim në facebook, Beqiri, thotë se qëllimi është i qartë: bashkimi i Haraçinës, zhvillimi dhe mos lejimi i incidenteve që mund të prishin të ardhmen.

“Të nderuar qytetarë të Haraçinës,
Në këto vite pata fatin të bashkëpunoj me mikun tim, kryetarin në ikje, Ridvan Ibraimi. Ai dha maksimumin e tij për komunën tonë dhe meriton respekt për punën e bërë.
Por rruga nuk ndalet këtu! Ne gjenerata e re, vijmë me energji dhe frymë të re politike. Qëllimi ynë është i qartë: ta bashkojmë Haraçinën, ta zhvillojmë, dhe të mos lejojmë që incidentet apo ndarjet të na prishin të ardhmen.
Sot dua t’ju jap një mesazh sigurie: Haraçina do të jetë në duar të sigurta!
E ardhmja e saj është në duar të gjeneratës sonë, që nuk njeh inate politike, por njeh vetëm dashurinë për vendin dhe njerëzit e vet.
Me respekt,
kryetari i ardhshëm i Haraçinës,
Daut Beqiri”, ka shkruar Beqiri.

Të ngjajshme

Të fundit