Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Mësohet se ai i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës.
Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit. /oranews.tv
