4.8 C
Skopje
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Vinicius nuk është më i paprekshëm te Real Madridi, mund të largohet!

Edhe pse Real Madridi vazhdon të fitojë dhe është lider në La Liga, marrëdhënia me Vinicius nuk po përmirësohet. Reagimet e dukshme të brazilianit kur u zëvendësua nga Çabi Alonso ndaj Espanjollit, të shtunën e fundit, kanë rikthyer vëmendjen tek e ardhmja e tij në klub.

Me kontratë deri në qershor 2027, vera e 25-vjeçarit brazilian ishte e trazuar për rinovimin, proces i bllokuar kryesisht nga kërkesat ekonomike të sulmuesit, i cili kërkon pagë të barabartë me Kilian Mbape, megjithë performancën jo të pritshme të sezonit të kaluar.

Me të ardhmen e pasigurt, Vinicius nuk konsiderohet më një nga shtyllat e Real Madridit dhe mund të largohet në merkaton dimërore, nëse situata nuk ndryshon. Kjo u raportua në programin “El Chiringuito”.

“Nëse situata vazhdon kështu, mundësia që Vinicius Jr. të mos vazhdojë në janar është reale. Nëse deri në janar ai nuk ndihet një lojtar i rëndësishëm, do të ndodhin ndryshime. Dhe nëse jo në janar, në verë nuk besoj se Vinicius do të qëndrojë te Real Madridi”.

Të ngjajshme

Të fundit