25.3 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Banorët e Çairit: Për herë të parë pas shumë vitesh ndjejmë kujdes për lagjet tona

Izet Mexhiti, ka nisur rregullimin e parkingut në lagjen ku jetojnë funksionarët e BDI-së, Bekim Neziri dhe Rami Qerimi. Edhe pse ndër vite funksionar të lartë, deri sot nuk e panë të rrugës të vendosin qoftë edhe një gozhdë për lagjen e tyre.

Sot këtë po e bën Izet Mexhiti duke treguar se për të nuk ka rëndësi nëse mëhalla është e njerëzve të tij apo të ish-partisë së tij. Rëndësi ka qytetari dhe nevoja e qytetarit.

Banorët e lagjes thonë se kjo është hera e parë pas shumë vitesh që ndjejnë se dikush po kujdeset realisht për problemet e tyre të përditshme.

 

Burimi / Gazeta.mk