Të nderuar qytetarë,
Shumë prej jush mund të dëshpëroheni nga ajo që do të shohim në ditët në vazhdim. Shumë prej jush do ta pyesni veten, ashtu siç e pyes edhe unë, se deri ku mund të shkojë lakmia për pasuri, për pushtet. Sa mund të mbajë ndërgjegjja dhe fytyra e një njeriu?
Sot prezantova dëshmitë se si miku i Ali Ahmetit, përkatësisht babai i gruas së djalit të tij, mijëra aksionet e kompanisë së tij “AS Senjak” ia ka shitur bankës serbe Alta Banka, e lidhur me Vuçiqin.
Ndërkohë që e kishin gojën plot patriotizëm e shpifnin për ne, natën bënin pazare me serbët dhe ia hapnin derën Beogradit. Të tillë janë këta.
Por, ka ardhur koha ta zhveshim këtë hipokrizi dhe manipulim. Me fakte i dëshmojmë të gjitha lidhjet e BDI-së me Botën Serbe, për të cilën duan të na akuzojnë ne.
Politika duhet t’i ketë disa vija të kuqe që nuk duhet shkelur për asnjë çmim. T’ia shesës shpirtin djallit për ta akuzuar tjetrin politikisht shkel me dy këmbë çdo vijë të kuqe kombëtare.
