Sipas informacioneve që ka siguruar portali POPULLI.mk, bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga radhët e AKI-së, Zekirja Shaini, është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit dhe rrethanat e sakta të sulmit.
Burime të POPULLI.mk bëjnë të ditur se Shaini ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.




