Mergim Dani, sportist dhe familjar i Ardita Danit, nga radhët e BDI-së ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari, informon POPULLI.mk.
MERGIM DANI:
“Edhe pse sportistëve nuk u takon të shkruajnë për politikë, ky është postimi i parë që bëj. Por kjo nuk është më çështje politike është çështje familjare dhe morale. Dhe kur ofendohet familja, padyshim që nuk do të rrijmë duarkryq.
Familja Dani është pjesë e historisë dhe kontributit në këtë vend, dhe s’mund të nëpërkëmbet me fjalë të ulëta nga askush e aq më pak nga një person si ti.
Fatmir Dehari, me fjalët që ke përdorur, prej sot ke zgjedhur të bëhesh armik i familjes sime!”