12.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Osmani: Pas 20 vitesh zhgënjime, ka ardhur dita për ndryshim të vërtetë në Çair

Kandidati i AKI për Çairin, Bujar Osmani, në tubimin e sontëm në Çair, falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e madhe, duke e cilësuar ngjarjen si moment historik për ndryshim, informon POPULLI.mk. 

“Nuk ishte vetëm një tubim, por një moment kur populli tregoi gatishmërinë të marrë fatin në duart e veta! Pas 20 vitesh zhgënjime e mashtrime, ka ardhur dita të bëjmë dallimin mes atyre që e shfrytëzuan Çairin dhe atyre që duan t’ia kthejnë popullit,” theksoi Osmani.

Ai u zotua për ndershmëri, dinjitet dhe ndryshim të vërtetë, duke i ftuar qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht në votime.

“Mos lejoni të vendosin të tjerët për ju. Dilni dhe votoni për ndryshimin! #Bashkë për Çairin e ri që meriton më shumë,” apeloi Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit