14.8 C
Skopje
E diel, 19 Tetor, 2025

Pjesëmarrja në zgjedhjet 2025 rritet në disa komuna shqiptare, tregon raporti i KSHZ-së

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 15:00 në zgjedhjet e vitit 2025 ka shënuar rritje në disa komuna veçanarisht ato shqiptare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shkruan Zyrtare.net

Në Tetovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 32.44% e qytetarëve me të drejtë vote, krahasuar me 25.41% në vitin 2021. Edhe Çairi ka shënuar një rritje të ndjeshme, nga 25.58% në 35.22%.

Në Kërçovë pjesëmarrja është rritur nga 30.31% në 36.17%, duke u renditur ndër komunat me daljen më të lartë në këtë orë të ditës.
Ndërkaq, në Strugë vihet re një rënie e lehtë të pjesëmarrjes, nga 28.42% në 27.62%, ndërsa Gostivari shënon po ashtu rënie, nga 23.97% në 20.95%.

Këto shifra tregojnë se në përgjithësi interesi i qytetarëve për të votuar deri në orën 15:00 ka qenë më i lartë se në zgjedhjet e kaluara në disa zona kyçe, ndërsa në disa të tjera vërehet një tendencë e kundërt.

Të ngjajshme

Të fundit