15.8 C
Skopje
E hënë, 20 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale / VMRO prin në 53 komuna, VLEN fiton në 9, LSDM në 8 komuna, AKI në 5

Partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj prijnë në 53 komuna në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje. Koalicioni VLEN në 9 komuna, LSDM dhe koalicioni në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 5 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni i Romëve, si dhe grupet e votuesve të Mendi Qyrës dhe Azem Sadikut, fituan secili në nga një komunë.

Sipas rezultateve fillestare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas përpunimit të 99,94% të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së prijnë në komunat:

Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosillevë, Brvenicë, Butel, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarca, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Zrnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Konçe, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë (pa cenzus), Maqedonska Kamenicë, Maqedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovë, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçane, Strumicë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

LSDM dhe koalicioni i saj fituan më shumë vota në komunat Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Lozovë, Rosoman, Qendër dhe Çuçer-Sandevë.

Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.

Kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) fituan më shumë vota në Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Plasnicë dhe Çashkë.

Kandidati i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, fitoi më shumë vota në Kumanovë, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, ndërsa në Strugë dhe Studeniçan fituan kandidatët e pavarur Mendi Qura dhe Azem Sadiku.

Në Qendër Zhupë fitoi kandidati i Partisë Demokratike të Turqve, Arian Ibrahim.

Është e sigurt se do të përsëritet raundi i parë në Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Vrapçisht, pasi nuk është arritur censusi i nevojshëm — të dalin në votim të paktën një e treta e votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen sipas modelit mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunalë sipas modelit proporcional, në një raund.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor.

Të ngjajshme

Të fundit