Bartësi i listës së AKI-së për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që i dhanë mbështetjen në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, informon POPULLI.mk
Në një reagim publik, Selami falënderoi 27.045 qytetarë që, siç tha ai, “rahën me zemër për ndryshim” dhe besuan në vizionin e tij për një përfaqësim të ndershëm dhe dinjitoz në institucionet lokale.
“Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhatë si bartës liste në Këshillin e Qytetit të Shkupit. 27.045 zëra që besuan se Abdul Selam Selami do t’i përfaqësojë me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet”, shkroi Selami.
Selami theksoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi të gjatë për ndryshim real dhe përfaqësim të drejtë të qytetarëve në kryeqytet:
“Zëri juaj do të dëgjohet, sepse ju ma dhatë fuqinë dhe përgjegjësinë për t’ju përfaqësuar denjësisht.”
Mesazhi i tij u mbyll me një shprehje mirënjohjeje dhe respekti ndaj të gjithë votuesve, duke theksuar përkushtimin për t’i qëndruar besnik idealeve të ndryshimit që përfaqëson AKI-në. / © POPULLI.mk