Lideri i opozitës shqiptarë Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga zyrat e SPAK. “Irena me 5 mbiemra nuk duhej të ishte më gjyqtare sipas tre ligjeve me tre të pestat!”. “Por ajo mbrohet nga Altin Troplini dhe jo vetëm ai”, tha kreu demokrat.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot unë kam këtë deklaratë para jush, me të cilën faktohet se narkoshteti është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë.
Ndaj dhe ju lutem, sipas dëshirës, të ndiqni këtë deklaratë sot.
Pra, ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Për sa më sipër deklaroj se:
Ne kemi bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë.
Konkretisht, Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.
Ndalohet, thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera.
Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin publik të funksionarit publik, sipas kushteve të miratuara me ligj, të miratuara me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Ky pra është përcaktimi i Kushtetutës, ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka.
Po ky ligj parashikon në nenin 66/3, detyrimin e çdo magjistrati për të njoftuar KLGJ-në menjëherë për ekzistencën e një kushti që çon në mandatin e mandatit.
Po ky ligj parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ishte gjykatëse Irena Gjoka, do vazhodnin të qëndronin në pozicionin e tyre me përjashtim të rastit kur kishte shkaqe përmbarimin e statusit të magjistratit.
A e kuptoni pra miqtë e mi se kjo delinkuente që fshihet nga Altin Troplini, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryeinspektori i përgjithshëm që thotë se nuk na kanë njoftuar, por duket se punonjësit e tij ia kanë fshehur dokumentet, pra kjo qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar ligjet me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë- Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë- shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.
Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale.
Sipas ligjit 95 të vitit 2016, ligj për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura, duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë vendit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore.
Dhe Irena me 5 mbiemra përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.
Refuzimi për të deklaruar përbën shkak për shkarkimin e saj të menjëhershëm.
Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.
Faktet u bënë publike si fillim nga gazetat greke dhe më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjella dhe dorëzuara në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.
Por kur faktet u bënë publike, kur dokumentet u dorëzuan në institucionet zyrtare shqiptare, këto të fundit kishin detyrimin të vendosnin vetë për konstatimin e mbarimit të mandatit për Irena Gjokën që në momentin kur ligji ia ndalon asaj të ishte gjykatëse dhe ndjekjen e saj penale.
Por ajo mbrohet nga Altin Troplini kundrejt një ryshfeti të majmë apo një urdhri antiligjor.
Sidoqoftë Altin Troplini bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Burimi © SYRI.net