18.8 C
Skopje
E hënë, 20 Tetor, 2025

LVV dhe LDK lidhin koalicion në Vushtrri

Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë që humbi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Ish-kryetari i Komunës e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së, merr vesh Gazeta Express.

Për këtë koalicion, në ‘ceremoninë’ e organizuar në Vushtrri u pa edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Tahiri mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%.

Sylejman Meholli i LVV-së, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në rundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave.

Të ngjajshme

Të fundit