12.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Kasami: Këto zgjedhje shënojnë fundin politik të Ali Ahmetit

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, ka qenë i ftuar për intervistë në SYRI TV, në emisionin e Çim Peka, ku ka folur për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Kasami tha se VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se këto zgjedhje janë fundi politik i Ali Ahmetit, për disa arsye.

“Për momentin kemi fituar 5 komuna pa balotazh, BDI ka 3. Në Kërçovë dhe vendet tjera ku janë në balotazh shqiptarët me maqedonasit, do t’i përkrahim kandidatët shqiptarë. Besoj se edhe BDI do ta bëjë këtë, sikur në Bërvenicë, Dollnen ku në balotazh janë kandidatët e VLEN-it me ata të VMRO-së”.

“Vlerësoj që është fundi politik i Ali Ahmetit, për faj të kalkulimeve të tij politike. Ai tentoi të bashkojë atë që nuk bashkohet. Fillimisht përçante shqiptarët dhe më pas në kohë të gabuar tentoi të bashkojë ata që nuk bashkohen”, tha Kasami.

Ai foli edhe për rezultatin në Tetovë, duke thënë se për shkak të kandidatëve maqedonas, Komuna e Tetovës do të shkojë në balotazh.

Të ngjajshme

Të fundit