11.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Asnjë falënderim për votuesit, heshtje e turpshme pas një humbjeje të dhimbshme!

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, një gjë bie qartë në sy, asnjëri nga liderët e partive opozitare shqiptare nuk doli publikisht t’i falënderonte votuesit e tyre, informon POPULLI.mk. 

As Ali Ahmeti, as Ziadin Sela, e as Arben Taravari nuk gjetën të arsyeshme të shfaqen para mediave, të marrin përgjegjësi apo të shprehin mirënjohje ndaj qytetarëve që u dhanë besimin.

Kjo heshtje, menjëherë pas një humbjeje të turpshme të bllokut opozitar AKI, lë shije të hidhur dhe ndjenjën se politika shqiptare ende nuk e ka mësuar kulturën e llogaridhënies.

Në vend të reflektimit dhe komunikimit me publikun, liderët zgjodhën heshtjen, duke lënë pas vetes një vakum që flet më shumë se çdo deklaratë.

Në demokraci, falënderimi i votuesve nuk është formalitet, por respekt. Kur mungon, humbja bëhet edhe më e rëndë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit