0.8 C
Skopje
E martë, 10 Mars, 2026

Behgjet Pacolli mohon përfshirjen në hetimet për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli, pronar i kompanisë i cili ka ndërtuar Aeroportin e Vlorës në Shqipëri, ka reaguar lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e këtij aeroporti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka mohuar të gjitha pretendimet për veprimet e kundërligjshme në këtë situatë, raporton Zeri.info.

“Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj notarial”, shkroi Pacolli. /Zëri

Të ngjajshme

Të fundit