20.4 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

A është LEVICA “oksigjeni” i fundit i AKI-së ?

Në një kohë kur pritej që zgjedhjet lokale të ishin garë për projekte dhe besim qytetar, AKI-ja po shfaq shenja konfuzioni politik. Nga njëra anë, ajo kundërshton çdo përkrahje që koalicioni VLEN mund të marrë nga VMRO-DPMNE, duke e quajtur këtë “aleancë antishqiptare”, shkruan POPULLI.mk

Nga ana tjetër, AKI nuk ngurron të kërkojë dhe të pranojë përkrahje nga Levica e Dimitar Apasievit, një parti e njohur për qëndrimet e saj anti-NATO, anti-perëndimore dhe pro-ruse.

Në Strugë, Tetovë dhe Gostivar, përfaqësues të Levicës janë parë publikisht duke u rreshtuar në anën e kandidatëve të AKI-së. Një gjë e tillë ngre pyetje serioze!

Si është e mundur që një parti që pretendon të jetë “shqiptare e qytetare” të bashkëpunojë me një forcë që ka për qëllim daljen e vendit nga NATO dhe afrimin me Rusinë?

Në të njëjtën kohë, zyrtarë të AKI-së kritikojnë hapur çdo kontakt mes VLEN-it dhe VMRO-së, duke harruar se përkrahja e VMRO-së ndaj një koalicioni shqiptar nuk është as ideologjike e as strategjike, por vjen nga interesi për reforma dhe partneritet institucional.

Ironia është e qartë:
Kur VMRO ndihmon shqiptarët e VLEN-it, AKI qan e akuzon.
Kur Levica pro-ruse e ndihmon AKI-në, AKI hesht dhe falënderon.

Kjo sjellje jo vetëm që tregon mungesë koherence politike, por edhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi orientimin e vërtetë të AKI-së.

Në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi brenda faktorit shqiptar, ky koalicion po shikon drejt partive që e kanë shpallur hapur kundërshtimin ndaj NATO-s dhe ndaj vetë orientimit perëndimor të Maqedonisë së Veriut.

Nëse kjo është “rruga e re” që pretendon AKI, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të pyesin, a është kjo politikë e drejtë, apo thjesht një aleancë e rrezikshme me forcat që duan të dobësojnë vendin dhe miqësitë e tij strategjike?

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit