12.8 C
Skopje
E hënë, 9 Mars, 2026

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, informon POPULLI.mk

Në një mesazh të ndjerë ngushëllimi, Ahmeti ka kujtuar marrëdhënien e gjatë miqësore dhe bashkëpunimin që i ka lidhur me Nanon në periudha të rëndësishme të historisë shqiptare.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët”, shkruan Ahmeti.

Lideri i BDI-së e përshkroi Nanon si një njeri me vizion dhe urtësi, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në politikën dhe historinë moderne të Shqipërisë.

“Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë. Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan. U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë”, përfundon mesazhi i Ahmetit.

Të ngjajshme

Të fundit