18.2 C
Skopje
E diel, 2 Gusht, 2026

Avziu me mesazh të fortë: “Unë ju kam dhënë gjithçka… por ju më kthyet shpinën!”

I zhgënjyer nga qëndrimet e disa bashkëpunëtorëve të tij në BDI, Adem Avziu ka reaguar me një mesazh të fortë emocional, ku shpreh ndjenjën e tradhtisë pas dy dekadave përkushtimi dhe sakrifice politike, informon POPULLI.mk. 

“Unë ju kam dhënë gjithçka… por ju më kthyet shpinën! 20 vjet ju ushqeva me ideal, me përkushtim dhe me punë. 20 vjet ju ngrita, që të kishit mundësi, dinjitet dhe zë. 20 vjet ju mbrojta nga padrejtësitë, nga goditjet, nga çdo furtunë politike. 20 vjet ju mbajta në funksione, sepse besova se bashkë mund të ndërtonim më të mirën për vendin tonë. Dhe sot, kur duhej të ishim më të bashkuar se kurrë… ju heshtët. U bëtë spektatorë nga ballkoni!”, ka shkruar Avziu.

Në fund të reagimit të tij, ai shton një mesazh të prerë për të gjithë ata që, sipas tij, kanë humbur moralin politik:

“Nuk ka vend për të pamoralshmit! Nuk ka vend për tradhtarët!”

Ky reagim ka ngjallur vëmendje në opinionin publik dhe po interpretohet si një mesazh i qartë ndaj personave që, sipas Avziut, kanë braktisur idealet e përbashkëta për interesa personale.

© POPULLI.mk