5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Liverpool mposht Real Madridin në “Anfield”

Liverpooli ka arritur një fitore të madhe në “Anfield”, duke mposhtur Real Madridin me rezultat minimal 1:0. Ndeshja u karakterizua nga intensitet i lartë dhe dominim i vazhdueshëm i vendasve, të cilët kontrolluan lojën që nga minuta e parë deri në fundin e takimit, shkruan POPULLI.mk

Heroi i vetëm i mbrëmjes ishte mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, i cili shënoi golin vendimtar pas një aksioni të bukur kolektiv. “Të Kuqt” u treguan më të organizuar dhe më të vendosur gjatë 95 minutave, duke mbajtur nën presion të vazhdueshëm mbrojtjen e Realit.

Pavarësisht humbjes, portieri Thibaut Courtois ishte shpëtimtari i madrilenëve, duke ndalur të paktën shtatë raste të pastra për gol dhe duke shmangur një disfatë më të thellë. Ndërkohë, Vinicius Junior dhe Kylian Mbappé nuk arritën të bëjnë diferencën në këtë përballje, duke u neutralizuar plotësisht nga mbrojtja e Liverpoolit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit