10.8 C
Skopje
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Biden ironizon Trumpin për ndërtimet në Shtëpinë e Bardhë!

Ish-presidenti i SHBA-së Joe Biden kritikoi sot pasardhësin e tij Donald Trump, duke thënë se ai jo vetëm që po shkatërron Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë, por edhe demokracinë amerikane.

“E dija që Trump do të sillte një top shkatërrues në vend, por e pranoj, nuk prisja një top shkatërrues të mirëfilltë,” raporton CNN fjalët e Bidenit të thëna gjatë konventës së Partisë Demokratike të Nebraskës në Omaha të premten.

Ish-presidenti demokrat 82-vjeçar po i referohej punës që Trump ka filluar në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë, ku po ndërton një sallë vallëzimi, prandaj ajo pjesë u shemb.

“Është simboli i përsosur i presidencës së tij. Trump e solli topin shkatërrues jo vetëm në shtëpinë e atij populli, por edhe në Kushtetutë, sundimin e ligjit dhe vetë demokracinë tonë.”

Në një fjalim në Omaha, Biden e kritikoi drejtpërdrejt Trump, duke thënë se ai i ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe i ka vënë interesat e të pasurve mbi interesat e amerikanëve të zakonshëm.

Si një shenjë pozitive, ai përmendi fitoret e Demokratëve në zgjedhjet për guvernator në New Jersey dhe Virginia dhe fitoren e Zohran Mamdani në New York. Ai i përshkroi rezultatet si “pika të ndritshme në një moment shumë, shumë të errët”, duke shtuar se amerikanët i dërguan një mesazh të qartë Trump.

Biden është shfaqur rrallë në publik që kur dha dorëheqjen si president në janar dhe në maj u zbulua se ai vuante nga kanceri i prostatës, raporton KosovaPress.

Të ngjajshme

Të fundit