12.8 C
Skopje
E premte, 14 Nëntor, 2025

Florina Ahmeti pritet të emërohet drejtoreshë e “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup

Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka nisur procesin e formimit të ekipit të tij dhe po shqyrton emrat e mundshëm për drejtorë në ndërmarrjet publike që funksionojnë në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Sipas burimeve jozyrtare, Florina Ahmeti pritet të emërohet drejtoreshë e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup.

Ahmeti, e lindur në vitin 1979, vjen nga koalicioni VLEN dhe është pjesë e Lëvizjes Demokratike të udhëhequr nga Izet Mexhiti. Aktualisht ajo është e punësuar në Postën e Maqedonisë.

Të ngjajshme

Të fundit